Jay-Z zbulon arsyen pse nuk ishte i pranishëm në dasmën e Kanye West

E publikuar: 19/06/2018 23:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jay Z ka folur goxha përmes tekstit të njërës prej këngëve të albumit, ‘Friends’ për raportin me Kanye West dhe arsyen se pse refuzoi t’i shkonte në dasmën e bujshme me Kim Kardashian.

Jay-Z shprehet në këngë se nuk do të shkojë në festat e të tjerëve në rast se ai dhe gruaja e tij s’po merren vesh me njëri-tjetrin.

Për reperin nuk ka rëndësi edhe nëse shtëpia ka marrë flakë, është i gatshëm të digjet në të vetëm e vetëm që të mos largohet nga familja.

Në fund përfundon duke thënë se nëse “miqtë” nuk e kuptojnë një situatë të tillë, nuk janë në të vërtetë miqtë e tij.

Flitet se Kanye kishte vendosur që Jay Z-në ta kishte shoqërues por ky i fundit i vuri kusht që asnjë kamera televizive nuk do të filmonte Beyoncen dhe vogëlushen Blu Ivy.

Vetëm mendimi se mund të shfaqej në “Keeping Up With the Kardashians” e tmerronte divën e muzikës.

Por, burime të tjera thonë se arsyeja e vërtetë ka qenë kriza në çift, e cila e ka çorientuar reperin që po mundohej të bënte gjithçka për t’u rikthyer siç ishte.