Java nis me shi

E publikuar: 17/06/2019 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java me mot të paqëndrueshëm, me lagështi dhe zhvillime të shtrëngatave me shi. Temperaturat në rënie të lehtë.

Një sistem frontal i ardhur nga Atlantiku përgjatë Europës qëndrore do të filloj të shtrihet edhe mbi rajonin tonë që gjatë javës në vijim do të sjellë mot të paqëndrueshëm, me lagështi, e priten edhe zhvillimeve të shtrëngatave me shi.

Për shkak të lagështisë më të shprehur, vende-vende priten rebeshe më intenzive shiu me mundësi edhe për reshje breshëri. Në vise të ulëta mundësi edhe për mjegull/mjegullinë gjatë orëve të mëngjesit. Ditën e premte pritet përmirësim i motit, ku do të ketë intervale më të gjata me diell.

17.06 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes reshje lokale shiu me bubullima. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende mundësi edhe për breshër, transmeton Telegrafi.

18.06 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Ditën kryesisht me vransira. Pasdite me zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

19.06-20.06 – Ditën e mërkurë, në mëngjes mundësi për mjegull. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave me shi. Të enjten, paradite kryesisht me diell. Ditën priten zhvillime të vransirave, e pasdite edhe të shtrëngatave të izoluara me shi.

21.06 – Mot më stabil, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë, por mbeten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri në 16C, ndërsa ato maksimale 25C deri në 28C.

Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga veriu 1-5m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.