Java e ardhshme vendimtare për mocionin, Nisma e bindur se do t’i ketë nënshkrimet

E publikuar: 30/04/2017 20:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Opozita tashmë e ka hartuar tekstin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë. Megjithatë, ende nuk i kanë siguruar 40 nënshkrimet e nevojshme për të proceduar më tutje, raporton KTV.

Por, një gjë të tillë thonë se do ta bëjnë javën e ardhshme.

Në arsyetim të këtij mocioni, të hartuar nga Nisma për Kosovën, AAK’ja dhe Vetëvendosje, thuhet se Kosova tashmë një vit e gjysmë është në krizë politike dhe me institucione jofunksionale.

Zgjidhjen e situatës në vend, opozita e sheh përmes rrëzimit të Qeverisë për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës, Valdete Bajrami, ka thënë se janë duke i kërkuar nënshkrimet edhe të deputetëve të partive në pushtet.

Edhe subjektet e tjera opozitare “Vetëvendosje” dhe AAK’ja, kërkojnë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.