Jashari përkujton Demaçin: Ai dhe veprat e tij duhet të zënë vendin e merituar në historinë tonë të re

E publikuar: 26/07/2020 20:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar jetën dhe veprën e Adem Demaçit, në dyvjetorin e ndarjes nga jeta.

“Kontributi i tij në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qendrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Jashari në Facebook.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, në dy vjetorin e ndarjes nga ne, kujtojmë e nderojmë jetën dhe vepren madheshtore për Liri e Pavarësi të veprimtarit, simbolit të rezistencës e ideatorit tonë, Adem Demaçi.

Kontributi i tij në rrugëtimin tonë historik, vuajtjet e tij si pasojë e qendrimeve, trimërisë, guximit e patriotizmit të tij janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme.

Si një hiperintelektual, mësues i shoqërisë, kritik funksional e largëpamës do të mbetet i paharruar në zemrat tona.

Ai dhe veprat e tij duhet të zënë vendin e merituar në historinë tonë të re.

Baca Adem, edhe sot po na mungojnë këshillat tuaja për bashkim e unitet politik para sfidave të shumta që kemi para nesh.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën sakrifikove shumë!