Japonezët zgjohen të tmerruar nga alarmi pasi raketa e Kim kalon mbi kokat e tyre

E publikuar: 15/09/2017 09:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Koreja e Veriut ka gjuajtur një raketë që fluturoi mbi Hokkaido , në Japoni, dhe ra shumë larg në Oqeanin Paqësor.

Por mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa pamje nga Japonia, dhe momentin kur banorët e Hokkaidos zgjohen të tmerruar nga sirenat që paralajmërojnë se raketa kalon mbi kokat e tyre.

Testi i fundit rriti edhe më shumë tensionet e krijuara pas lëshimit të një bombë të fuqishme bërthamore.

Raketa fluturoi mbi Japoni, duke rënë në Paqësor rreth 2,000 km në lindje të Hokkaido.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut gjuajti një raketë nga një zonë pranë kryeqytetit të Pheninin që gjithashtu fluturoi mbi Hokkaido dhe ra në oqean.

Sipas raporteve të fundit Londra është më afër arsenalit të raketave të Koresë së Veriut sesa Los Anxhelosit.

Sekretari i Mbrojtjes Tory, Sir Michael Fallon, tha se Kim Jong-un ende nuk kishte armë që mund të arrinin Britaninë, por se ishte “shumë e shqetësuar”