Januzajt i mbyllën të gjitha dyert te Manchesteri

E publikuar: 17/04/2017 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho ia ka bërë të qartë Adnan Januzajt se nuk ka vend në skuadrën e tij për edicionin e ardhshëm.

Kur dihet se ai ka kontratë edhe një vit me Unitedin, atëherë largimi i tij është i pashmangshëm nga Old Trafford, shkruan The Sun.

Por, pavarësisht largimit nga United, Januzaj dëshiron të mbete në Premierligë, pasi dëshiron të jetojë në Angli.

“Adnani dëshiron të qëndrojë në Angli. Ai pret që të largohet nga Unitedi në fund të këtij edicioni, pasi Mourinho nuk e dëshiron atë”, tha një burim për The Sun.

“Bisedimet për largim nga Unitedi kanë nisur. Por, ai dëshiron të mbete në Premierligë, pasi i pëlqen të jetojë në këtë vend”.

Unitedi do të lejonte shitjen e Januzajt nëse në drejtim të skuadrës vjen ndonjë ofertë prej 10 milionë eurosh.