Janjiq: Një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez e kishte shtyrë idenë e ndarjes së Kosovës

E publikuar: 07/02/2021 14:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Forumit për marrëdhënie etnike, Dushan Janjiq, ka thënë se një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez e kishte shtyrë para idenë e ndarjes së territorit të Kosovës.

Janjiq për TV Happy, ka thënë se në fillim kur presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kishte ardhur në pushtet, ishte takuar me Aleksandar Vuçiqin, por se ai ka kundërshtuar këtë ide të ndarjes së territoreve, ndonëse në fillim nuk ishte i informuar për këtë dhe tingëlloi se ishte pajtuar me këtë ide. Por se nuk ishte për fajin e tij, thotë Janjiq, por se kjo ide ishte shtyrë nga një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez.

“Gjithçka duhet të qitet mbi tavolinë, thoshte ai. Porse kjo temë nuk ka qenë në tavolinë, prandaj është menduar se ai ishte pajtuar. Porse kjo nuk ishte për shkak tijin, por për shkak se një pjesë e shërbimit informativ-ushtarak francez e kishte shtyrë këtë ide. Arsyeja se pse Koshtunica nuk ka pasur sukses që ta shtyjë përpara idenë e vet nëpërmjet Çoviqit, nuk ka qenë ky i fundit, por francezët. Ata e kërkonin dikë që do ta shtynte para idenë e shkëmbimit të territoreve. Është një rreth në jetën ushtarake, industriale e politike franceze, që njihen si neodegolistë e të cilët i quajnë “lobi bërthamor”…ky është ai që ia kishte ofruar Millosheviqit 20 bomba bërthamore…e mban mend krejt kush e ka vijuar këtë shkollë, e kush ka doktoruar aty… këta janë”, ka thënë Janjiq. “Ti e unë “e duam” më së shumti Çakallin, vijuesin e kësaj shkolle. Kjo është ajo shkollë, që i ka beretat e veta të kuqe, ekzekutorët, që shkëmben territore, në formë koloniale. Këta e kanë kërkuar këtë. Ata i kanë sjellë hartat e këtilla kur e kanë marrë veriun e Kosovës nga rusët”.

Janjiq thotë se ata kanë besuar se Olivier Ivanoviqi i ka tradhtuar, prandaj edhe kontingjenti francez, i pari e kishte shpallur Ivanoviqin kriminel lufte, në uebfaqen e vet, duke i bërë trysni atij.

“Kjo ka qenë ideja e francezëve, duke ngre paralele me Algjerinë Duke thënë se kjo punë duhet këputur…merrni territorin, nëse duhet shkaktojeni një konflikt të vogël. E këta (Kosovën) pranojini, dhe u krye puna. Delimitimi do të thotë njohja e Kosovës, pa pjesën e territorit që e kontrollojnë serbët. Pra, ti e njeh Kosovën dhe e mban atë që thua se të takon ty. Kështu ua kanë shpjeguar. Ky nuk është pozicion negociator. Pra t’i kthehemi Macronit. Kur doli teksti me hartat në “Le Monde”, atëherë nisi të bëjë konsultime me shumë njerëz të sigurimit, gazetarë etj., dhe atëherë e korrigjoi qëndrimin dhe iu bashkua qëndrimit të zonjës Angela Merkel dhe u deklarua kundër. Dhe e besoj se ende është kundër”, ka shtuar Janjiq.

Janjiq ka thënë se Gjermania brenda ideve novative për një zgjidhje kishte ofruar opsionin e dy Gjermanive. Kur kjo lidhet edhe me qëndrimin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave (ICG), atëherë mendohet se ekziston toleranca e ndarjes territoriale, por se nuk është ashtu, shton Janjiq.