Janë suspenduar rreth 50 policë serbë në veriun e Kosovës

E publikuar: 09/03/2015 22:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në stacionet policore në veri të Kosovës janë suspenduar rreth 50 policë të përkatësisë serbe për shkak të refuzimit të bashkëpunimit të ngushtë me zyrtarët dhe organet e zbatimit të ligjit që merren me hetimin e përfshirjes së serbëve në krimet e bëra në veri të Kosovës, thonë në Policinë e Kosovës, raporton Srna, transmeton Indeksonline.

Si arsye për suspendim, sipas PK-së janë “rrjedhjet” e informacioneve për serbët e dyshuar për vrasjen e policit të Kosovës, Enver Zymberi në vitin 2010 në Zubin Potok.

Ndërkaq, nesër në Beograd do të qëndroj drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Magjuni bashkë me zyrtarët e EULEX-it ku me përfaqësuesit e ministrisë serbe të Punëve të Brendshme do të bisedojnë për bashkëpunim më të fuqishëm ndërmjet policive të dy shteteve.

Ky takim, sipas medieve serbe, ishte shtyrë për disa ditë, pasi që Maxhuni mori vendim për ndërrimin e komandantëve të stacioneve në veri të Kosovës. /Indeksonline/