Janë rrahur korrespondentët e Radios Evropa e Lirë (Video)

E publikuar: 28/03/2017 15:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy korrespodentë të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, janë rrahur dhe plaçkitur nga sulmues të maskuar në pjesën jugore të Rusisë.

Disa vetë sot në mëngjes e sulmuan reporterin, Sergei Khazov-Cassia dhe kameramanin, Andrei Kostyanov, derisa ata po largoheshin nga hoteli i tyre në Kropotkin, në rajonin, Kransodar Krai.

Sulmuesit e kanë marrë një kompjuter, pajisje televizive dhe gjërat personale dhe janë larguar në këmbë, duke e braktisur makinën me të cilin kishin ardhur.

“Ky sulm i dhunshëm në reporterët tanë, që vepronin në kapacitetin e tyre profesional dhe raportonin për ngjarje, është i papranueshëm”, tha presidenti i Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, Thomas Kent, dhe ka shtuar se “kërkojmë hetim të plotë, me fokus në rolin e policisë lokale në këtë incident, për tu siguruar se ky nuk është një tjetër krim kundër gazetarëve në Rusi, që nuk ndëshkohet”.