Janë publikuar mesazhet, Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus

E publikuar: 17/01/2020 12:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi ishte kthyer nga Milani në Juventus, Leonardo Bonucci e kishte kontaktuar një tifoz ultras të bardhezinjve për të tentuar ta përmirësojë marrëdhënien e tij me tifozët. Tani janë publikuar mesazhet mes atyre dyve.

Qendërmbrojtësi italian i kishte tronditur të gjithë verën e vitit 2017, kur u transferua nga Juventusi në Milan. Vetëm një vit më vonë, verën e vitit 2018, ai u kthye në Juventus, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, disa tifozë të Juventusit nuk e falën menjëherë Bonuccin për shkak të mënyrës se si ai e kishte festuar një gol kundër Juventusit, gjatë kohës sa ishte pjesë e skuadrës së Milanit.  Për këtë arsye, policia i kishte marrë mesazhet mes Bonuccit dhe tifozëve, në tentim për ta kuptuar se a mund të ndodhë ndonjë incident.

“Do të ishte një kënaqësi e madhe për mua që të bisedojmë pak kur të kthehem nga Amerika, në mënyrë që ta sqaroj se di shkuan gjërat”, i kishte shkruar Bonucci liderit të grupit të tifozëve Viking, Fabio Trinchero.

“Duke diskutuar, mund t’i zgjidhim problemet”, ishte përgjigjur Trinchero.

Sipas hetimeve të policisë, Bonucci më vonë i kishte informuar shokët se situata ishte përmirësuar.

“Ai ë tha se s’ka të bëjë me mua, por po e përdorin këtë si arsyetim për t’i vazhduar sulmet drejt klubit për çmimin e biletave dhe për përdorimin e pankartave”.

Megjithatë, sipas hetimit dhe raportit të Corriere dello Sport, në telefonin e Bonuccit kishte pasur edhe mesazhe të tjera që sugjeronin se ai s’ishte pritur ngrohtësisht nga Andrea Barzagli, Claudio Marchisio dhe Federico Bernardeschi pas kthimit të tij. /Gazeta Express/