Janë kancerogjene shumica të fushave të futbollit në Kosovë

E publikuar: 20/12/2019 22:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-trajneri i Kosovës e tani instruktori teknik në UEFA, Albert Bunjaki, ka bërë të ditur se fushat me bar artificial të cilat përdoren në Kosovë janëkancerogjene.

Sipas një studimi të bërë nga Instituti i Shëndetit në qeverinë holandeze, fushat me bar artificial janë të rrezikshme për njeriun për shkak se goma e përdorur në to ështëkancerogjene, shkruan Gazeta Express.

Për më tepër, fushat me bar artificial mund të sjellin edhe lëndime më të shumta te lojtarët.

“Fushat me bar artificial janëkancerogjene shkaku i gomës që e kanë në përbërje, sidomos këto fushat që gjenden në Kosovë. Këto shumicën e rasteve kanë ardhur prej një vendi tjetër, janë larguar nga atje dhe tash janë vendosur në Kosovë. Ka pasur studime edhe për dëmtimet që mund t’i shkaktojë”, ka thënë Bunjaki në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Megjithatë, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, beson se skuadra e tij ka përfituar nga fusha me artificial të cilën e përdor, pasi që loja po rrjedh më mirë.

“Nëaspektin e lojës, në fushat me bar artificial luhet më shpejt, duke e marrë parasysh si parametër infrastrukturën e futbollit të Kosovës. Unë shpresoj se në të ardhmen do të kemi fusha optimale”, u shpreh Munishi.

“Unë s’jam kompetent të flas për aspektin shëndetësor, por na u kemi parë hairin këtyre fushave sepse kemi pasur mundësi të punojmë edhe kur ka pasur shi dhe borë. Këto fusha e kanë ngritur paksa cilësinë në futbollin e Kosovës”.

Më tutje, Bunjaki ka thënë se këto fusha kanë nevojë për mirëmbajtje, që në Kosovë s’e marrin. Ato duhet të ujiten dhe nën to duhet të ketë ngrohje në mënyrë që bora të shkrihet.