Janë identifikuar 100 pika të ndotjes së ajrit

E publikuar: 31/01/2018 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Albena Reshitaj tha se prioritet i ministrisë që ajo drejton është përmirësimi i cilësisë së ajrit.

Reshitaj tha në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet rreth cilësisë së ajrit, se kanë identifikuar 100 pika ndotëse në Prishtinë, derisa shtoi se është krijuar edhe task- forcë për përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Ministrja ka folur edhe për masat emergjente të marra në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, që sipas saj do të ndikojë më shumë në vetëdijësimin e qytetarëve.

“Është krijuar grupi që ka bërë identifikimin e më shumë se 100 pikave ndotëse që shfrytëzojnë thëngjillin, vajrat e përdorura ose lëndët e tjera djegëse jomiqësore me mjedisin, kemi kërkuar nga komunat që të hartojnë plane afatshkurtra të veprimit, ku duhet të përfshihen masat afatshkurtra të veprimit lidhur me qarkullimin e mjeteve motorike, ngrohjen në amvisëri, biznese dhe shërbime të tjera me qëllim të zvogëlimit të shkallës së ndotjes së ajrit”, tha Reshitaj.