James te Unitedi, i ofrohet fanella e Rooneyt me numër 10

E publikuar: 28/04/2017 10:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Rodriguez mund të jetë ‘boom-i’ i afatit kalimtar veror.Mesfushori kolumbian nuk po kalon ditët më të mira te Real Madrid, pasi edhe pse po shënon gola, Zinedine Zidane nuk po i jep kohën e mjaftueshme për të luajtur.

Kjo situatë ka bërë që Rodriguez të mendoj seriozisht largimin nga “Mbretërit” dhe të transferohet tek një skuadër tjetër e madhe, pasi ka shumë të interesuara për të.

Sipas mediumit spanjoll “Don Balon”, ish-mesfushori i Monacos është gati për një lëvizje të verës tek gjiganti anglez, Manchester United.

Mediat spanjolle publikojnë se Jose Mourinho e dëshiron Rodriguezin në skuadër si zëvendësim ideal të kapitenit, Wayne Rooney, i cili me gjasë do ta lë Old Traffordin në verë.Përveç kësaj, mediat theksojnë gjithashtu se për kolumbianin do të jetë gati edhe fanella me numër 10 dhe ky do të jetë një motiv shtesë për futbollistin.

Çmimi i Rodriguezit besohet të jetë rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/