James realizon 42 pikë në fitoren e Lakersave kundër Spursave

E publikuar: 06/12/2018 08:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar dhjetë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Los Angeles Lakers ka arritur fitoren e radhës para shikues në këtë edicion të NBA-s.

“Engjëjt” triumfuar në palestrën “Staples Center” kundër skuadrës teksasiane të San Antonio Spurs me rezultat 121:113.

Pas çerekut të tretë u krijua përshtypja se do të triumfonin ‘mamuzat’, por kështu nuk menduan vendasit të cilët në periudhën e fundit shkëlqyen për të korrur fitore.

Basketbollisti më efikas te Los Angeles ishte LeBron James, i cili ishte i pandalshëm duke shënuar 42 pikë gjersa u ndihmua me 22 sosh nga Kyle Kuzma.

DeMar DeRozan dhe Rudy Gay ishin më të mirë në parket për Spursat. I pari realizoi 32 pikë ndërsa një më pak e shtoi i dyti.

Pas kësaj, Lakersat kanëp bilanc prej 15 fitoreve dhe nëntë humbjeve gjersa për San Antonion ky ishte pësimi 14 kundrejt 11 fitoreve.

Ndryshe, vetëm pas dy ditëve Spursat mund t’iu hakmerren Los Angelesit kur para shikuesve të vetë do t’i mirëpresin në ndeshjen e radhës. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Cleveland 105-129 Golden State

Atlanta 117-131 Washington

Brooklyn 112-114 Oklahoma City

Memphis 96-86 L.A. Clippers

Minnesota 121-104 Charlotte

New Orleans 132-102 Dallas

Orlando 118-124 Denver

Toronto 113-102 Philadelphia

Milwaukee 115-92 Detroit