James i lumtur në Real, refuzon ofertën e “çmendur” nga Kina

E publikuar: 25/04/2017 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori anësor, James Rodriguez është i lumtur te skuadra e Real Madridit, madje thuhet se ai ka refuzuar një ofertë marramendëse, përcjellë IndeksOnline

Hebei Fortune, ekip ky që menaxhohet nga trajneri i njohur dhe po ashtu ish-trajneri i Realit, Manuel Pellegrini është takuar me Florentino Perezin dhe Jorge Mendes për të biseduar rreth një transferimi të mundshëm të Jamesit në Kinë.

Megjithatë kolumbiani i cili shënoi një gol së fundi në ndeshjen “El Clasico”, ka refuzuar ofertën që thuhet të jetë deri në 95 milionë funta duke fituar 500 mijë në javtë.

Edhe pse James duket se nuk do ta lë Madridin, ofertat për të tashmë kanë filluar nga klubet e Premier Ligës, Serie A-s dhe Ligës së Francës./IndeksOnline/