James i pandalshëm në fitoren e dytë të Cavs, fitore edhe për Bostonin

E publikuar: 04/05/2018 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë zhvilluar ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Konferencën e Lindjes në NBA.

Nën kampioni i kësaj lige, Cleveland Cavaliers ka vazhduar shkëlqimin ndaj Toronto Raptors.

Cavs kanë marrë edhe fitoren e dytë si mysafir në Air Canada Centre 128-110.

Si gjithmonë më i miri në fushë për Cavaliers ishte LeBron James.

Ylli amerikan shpërtheu ne 43 pikë, 14 asistime dhe tetë kërcime.

Ndihmë të madhe James morri edhe nga Kevin Love që shtoi 31 pikë të tjera dhe 11 kërcime.

Me lojë të mirë te mysafirët u dalluan edhe JR Smith me 15 pikë dhe Jeff Green që shtoi 14 të tjera.

LeBron James (Photo / Getty Images)

Torontos nuk i mjaftuan 24 pikët e DeMare DeRozan në këtë sfidë për të marrë fitoren e parë.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Quicken Loans Arena në Cleveland.

Fitore në ndeshjen e dytë ka arritur edhe Boston Celtics përballë Philadelphia 76ers 108-103.

Edhe pse me mungesa të shumta, Celtics po tregojnë që kanë potencial për të arritur finalen.

Jayson Tatum ishte fantastik në këtë sfidë me 21 pikë të realizuara.

Paraqitje të mirë për Cavs pati edhe fundori Rozier 20 pikë e nëntë asistime ndërsa Marcus Smart kontribuoi me 19 pikë të tjera.

Rookie i mysafirëve, Ben Simmons u ndal mirë në nga lojtarët e Boston ku shënoi vetëm një pikë.

Më efikasi tek 76ers ishte JJ Redick me 23 pikë të realizuara.

Ndeshja e radhës do të zhvillohet në Wells Fargo Center të Philadelphias. /Telegrafi/