James e barazon rezultatin, por nuk feston

E publikuar: 02/05/2018 07:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bayern Munichu e ka barazuar sërish rezultatin në ndeshjen kundër Real Madridit.

Dy gjigantët e futbollit evropian po e zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.

Pas golit të shënuar nga Karin Benzema në fillim të gjysmës së dytë, bavarezët e kanë barazuar në 2-2.

Në fakt ishte ish-lojtari i Los Blancos, James Rodriguez, ai i cili reagoi më së miri në zonë për ta dërguar topin në rrjetë (63′).

Dhe ashtu siç kishte premtuar, kolumbiani nuk e festoi golin e shënuar ndaj ish-skuadrës së tij.

Bayernit i nevojitet edhe një gol për t’u kualifikuar tutje nëse Reali nuk arrin të shënojë gol tjetër. /Telegrafi/