James Blunt performon në Londër këngën që i kushtoi kosovares më 1999

E publikuar: 21/06/2018 01:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

”You’re Beautiful” ishte këngë të cilën ia kishte dedikuar një kosovareje që e kishte takuar atë kohë në 1999, njofton Klan Kosova.

Këtë e ka bërë të ditur Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Greiçevci përmes llogarisë së tij në facebook, moment të cilin e ka ndarë me miqtë përmes një video të incizuar.

”James Blunt këndon “You’re Beautiful”, një këngë që ia kushtoi një vajze të panjohur kosovare të cilën e kishte takuar kur shërbeu si paqeruajtës britanik / NATO në vitin 1999 dhe të cilin ai duhet ta kishte admiruar shumë duke shkruar një këngë për të. Sidoqoftë, kushdo që të jeni, faleminderit për frymëzimin e James që ta këndoi një këngë kaq të bukur ????????”.