“Jam në Real Madrid për shkak të rrethanave, jo sepse dua”

E publikuar: 28/06/2020 09:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

James Rodriguez ka zbuluar se, edhe pse kishte dashur të largohej nga Real Madridi verën e kaluar, klubi nuk e kishte lejuar.

Thuhej se Atletico Madridi ishte i interesuar për ta blerë atë dhe tani ylli kolumbian zbulon se kishte marrë ofertë shumë të mirë nga një klub elitar, emrin e së cilit nuk deshi ta bëjë të ditur, transmeton Front Online.

“Nuk do të përmend emra, por e kisha mundësinë për t’iu bashkuar një klubi të madh”, tha James.

“E dija se këtu nuk do ta luaja shumë. Por ata nuk më lejuan të largohem për arsye të ndryshme. Jam këtu për shkak të rrethanave, jo sepse dua”, shtoi ai.

“E dija se nuk do të kisha shumë mundësi të luaj shumë, por ja ku jam. Shpresoj se në të ardhmen do të mund të luaj më shumë. E di se i kam talentin dhe cilësitë dhe mendoj se me punë të zellshme do të jetë e mundur”.

James, i cili nuk kishte luajtur në asnjë ndeshje në La Liga që prej tetorit, ishte titullar në fitoren e Real Madridit 2:1 kundër Real Sociedadit të dielën e kaluar. /Front Online/