“Jam grua, por e rruaj rregullisht fytyrën para grimit” (Video)

E publikuar: 30/05/2016 14:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Blogerja e bukurisë Chloe Morello është ylli i fundit që zbulon se ajo e rruan fytyrën para se të bëjë grim

Në fillim të vitit, blogerja e bukurisë Huda Kattam nga Dubai tronditi 12.8 milionë simpatizantët e saj kur u tregoi se ajo e rruante fytyrën rregullisht për të arritur efektin e duhur, shkruan Dailymail.citon Syri.net.

Dhe që nga zbulimi i saj i madh, të tjera blogere bukurie kanë ndjekur gjurmët e saj, përfshirë australianen Clloe Morello.

Morelo tregoi në një video publike për 1.7 ndjekësit e saj të shtunën për 6 rregullimet kryesore që bënte në fytyrën e saj, përfshirë rruajtjen e fytyrës para se të përdorte kremin bazë.

“Ndonjëhërë unë shikoj se fondatina nuk del ashtu si unë dua. Nuk duket e përkryer kur unë kam shumë qime në fytyrë”,- tha bukuroshja brune.

“Shpeshherë unë përdor një brisk të rregullt (jo atë që përdor për këmbët) dhe shpesh këtë më të voglin, që t’u vij rrotull zonave përreth gojës”.