Jakup Krasniqi i përgjigjet Lladrovcit me poezi, e quan ‘debill që deshi të bëhej Mbret’

E publikuar: 01/07/2018 01:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi ka zgjedhur një poezi për t’iu përgjigjur komenteve të Ramiz Lladrovcit kundrejt tij.
Nëpërmjet disa vargjeve të publikuara në Facebook, Krasniqi e quan Lladrovcin ‘debill që deshi të bëhej mbret’ pasi kryetari i Drenasit tha se Krasniqi po tenton të duket si Adem Jashari, Hashim Thaçi apo Kadri Veseli.

Përplasjet e dyshes në mediat sociale nisën pas deklaratave të mëparshme të Krasniqit, i cili mendonte se një njeri që zgjidhet kryetar i komunës ai duhet t’i thërras të gjitha partitë politike në bashkëpunim.

Ai gjithashtu, kishte akuzuar Thaçin e Veselin për raportet me familjen Jashari.

Kjo kishte nxit reagimin e të parit të Drenasit, sipas të cilit, anëtari i Nismës duhet të lë politikën.

Shkrimi i plotë i Krasniqit në Facebook:

EPITAF

U ngut një bandill

Në fakt qe një debill

Që deshi të bëhet mbret

S’diti tjetër pos të pëllet

Shkeli mbi çdo vlerë

Në dimër e në verë

Tek bëri karrierë thuaja

Stolisur me pupla të huaja

Lapidarin aq fort e desh

Por me injorancë u mvesh!

Sa keq për kombin kjo godet Medet!

Medet! Medet!