Jahti i Titos shndërrohet në muze

E publikuar: 21/05/2018 17:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jahti i Josip Broz Titos “Galeb”, në të cilin dikur qëndronin yjet e Hollywoodit dhe liderët botërorë, do të shndërrohet në muze në ujë, transmeton AP.

Autoritetet lokale do të riparojnë jahtin në kuadër të projektit në vlerë prej 5.4 milionë eurosh.

Jahti do të marrë një pamje të re dhe ajo pritet të rregullohet gjatë vitit të ardhshëm. /kp/Telegrafi/