Jahmir Hyka, zgjedh “ëndrrën” amerikane

E publikuar: 11/01/2017 23:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Diell, det dhe Dollare. E ardhmja per Jahmir Hyken do te behet 3D. Mesfushori i kombetares ka zgjedhur se ku do te vazhdoje karrieren dhe jane pikerisht Shtetet e Bashkuara te Amerikes qe kane bere per vete 28-vjecarin, me saktesisht skuadra e San Jose Earthquakes me te cilen Hyka firmosi nje kontrate 3-vjecare. Vlera e transferimit te tij nga Luzerna ne San Jose eshte rreth 125.000 $, ndersa vete Hyka do te perfitoje nje page prej 500.000 $ Dollaresh ne sezon, plus bonuset, shtepi, makine dhe shume perfitime te tjera dytesore qe vijne nga nenshkrimi i kesaj kontrate. Hyka pritet te kete nje rol prej protagonisti ne skuader dhe nga klubi i tij shihet si perforcimi kryesor ne kete merkato dhe me kete blerje nga San Jose eshte bere nje nder 3 me te paguarit e ketij klubi. Me ekipin e ri, Hyka pritet te mbaje fanellen me numrin 10.

Per t’u bere pjese e endrres amerikane, ai refuzoi oferta konkrete prej Alaniaspor, Bursaspor e Koniaspor nga kampionati turk, Ferencvaros ne Hungari dhe nje oferte prej 700.000 $ ne sezon nga skuadra e kampionatit kinez Henan Jianye. Sezonin e shkuar San Jose zuri vendin e 9-te ne konferencen e perendimit nga 10 skuadra duke bere nje kampionat jo shume te mire. Qyteti i San Jose gjendet ne bregun e Kalifornise dhe mbi 300 dite te vitit jane dite me diell si dhe ka nje largesi prej 50 km nga bregdeti. Prezantimi i tij pritet te behet pas rreth 20 ditesh kur Hyka t’i bashkohet skuadres se re per te nisur pregatitjet per sezoni e ri qe starton me 5 mars.