Jahjaga takon Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor

E publikuar: 01/06/2015 19:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në kuadër të Samitit 100, me Presidentin e Republikës së Sllovenisë, zotëri Borut Pahor, me ftesë të të cilit po merr pjesë në Samit

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor diskutuan për cështje të bashkëpunimit të ndërsjellë, mbajtjes hapur të agjendës evropiane për të gjitha vendet e Evropës Juglindore dhe ndihmës që Sllovenia mund të japë në procesin e integrimeve si dhe për nevojën e prezantimit të projekteve të përbashketa rajonale para BE-së.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor biseduan edhe për Samitin e Bërdos që do të mbahet më 8 qershor në Slloveni.