Jahjaga takon Conde’n: Anëtarësimi i Kosovës në KE i rëndësishëm

E publikuar: 06/10/2015 15:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Agustin Conde

Sipas njoftimit për medie, presidentja Jahjaga e njoftoi Conde’n me zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë duke theksuar përparimin e arritur dhe përkushtimin e institucioneve në realizimin e reformave në rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Jahjaga e Conde diskutuan për progresin e arritur në Kosovë në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut, të drejtave të komuniteteve, zhvillimin e përgjithshëm demokratik dhe sundimit të ligjit, me theks të veçantë në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit.

Presidentja Jahjaga theksoi rëndësinë e bashkëveprimit të Kosovës me Këshillin e Evropës dhe avancimin sa më të shpejtë të procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.