Jahjaga takoj përfaqësuesit e Komunitetit Ashkali

E publikuar: 10/02/2016 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës se Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion me përfaqësues të Komunitetit Ashkali, i cili udhëhiqej nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Danush Ademi, në prag të 15 shkurtit, Ditës së këtij komuniteti, thuhet në kumtesën e zyrës së Presidentes.

Sipas njoftimit, Presidentja Jahjaga e përgëzoi zotin Ademi dhe anëtarët e tjerë të këtij delegacioni për punën dhe angazhimin e tyre konkret në përmirësimin e kushteve të jetës dhe të punës për të gjithë përfaqësuesit e komunitetit ashkali në Kosovë.

Deputeti Danush Ademi e falënderoi Presidenten Jahjaga për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar këtij komuniteti në realizimin e plotë të të gjitha të drejtave të tyre të garantuara me kushtetutën e vendit, thuhet në njoftim.