Jahjaga nuk lëshon pe me diplomatë

E publikuar: 01/02/2016 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për herë të parë janë pezulluar për disa muaj nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, emërimet politike në diplomaci. Tash sa muaj, Jahjaga po refuzon që të nënshkruajë dekretimin për disa të propozuar, për shkak të tejkalimit të numrit të të emëruarve politikë në diplomaci.

Në një përgjigje për “Zërin” nga Departamenti për Komunikim Publik i Presidencës, kanë thënë se presidentja Jahjaga dhe Qeveria nuk kanë arritur konsensus për të gjithë kandidatët e propozuar për ambasadorë të rinj, prandaj ende nuk janë dekretuar emrat e propozuar.

“Presidentja Jahjaga kërkon që shërbimi diplomatik të jetë më i hapur, më gjithëpërfshirës dhe më profesional, dhe jo emërimet të bëhen vetëm përmes vijave partiake. Njëkohësisht, deri në këto momente ka një mospërputhje ligjore mes propozimeve dhe kërkesave të emërimeve politike dhe të karrierës siç e kërkon ligji”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.