Jahjaga: Kosova po tërheq investitorë dhe njohje (video)

E publikuar: 23/05/2015 21:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Atifete Jahjaga e cila po qëndron në Aman të Jordanisë si pjesëmarrëse në Forumin Ekonomik Botëror, ka dhënë një intervistë për Klan Kosovën.

Ajo ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë ngjarje tërheq investitorë dhe njohje për Kosovën.

Siç ka thënë e para e vendit se janë duke e shfrytëzuar çdo moment që ti tregojë botës se Kosova ka përparuar.

“Vetë prezenca e Kosovës në mënyrë të barabartë me te gjitha vendet e tjera, është një mesazh i mirë i krijimit të opinionit pozitiv për Kosovën dhe njohjen e saj”, ka thënë Jahjaga.