JAHJAGA DEKRETON LIGJIN E PROKURIMIT, KUSHT PËR LIBERALIZIM

E publikuar: 01/03/2016 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka dekretuar ligjin e ri për Prokurim Publik, që ishte edhe njëri nga kriteret për liberalizimin e vizave.

Ajo ka treguar në Facebook se batimi i këtij ligji rrit luftën kundër korrupsionit dhe siguron transparencë.

Ky është postimi i Jahjagës në Facebook:

Sot dekretova Ligjin e ri për Prokurim Publik. Ky ligj i shumëpritur përpos që përbën një nga kriteret kryesore në procesin e liberalizimit të vizave, është gjithashtu thelbësor në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Zbatimi i këtij ligji, i identifikuar si jetik në luftën kundër korrupsionit në Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsion dhe rekomandim i vazhdueshëm nga ky mekanizëm, do të sigurojë transparencën e domosdoshëm në procesin e prokurimit dhe do të mundësojë lansimin e prokurimit elektronik në Kosovë, për ta bërë tenderimin e parasë publike më transparent dhe konkurrencën e barabartë në treg.