Jahjaga dekoron Kastratin me “Urdhërinë e Pavarësisë”, për kontributin në FSK

E publikuar: 13/03/2015 11:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Atifete Jahjaga e ka dekoruar me “Urdhërinë e Pavrësisë” gjenerallejtënant Kadri Kastratin, i cili është në përmbyllje të detyrës së tij në krye të FSK’së.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Presidentes.

Sot e dekorova me “Urdhrin e Pavarësisë” gjenerallejtënant Kadri Kastratin për përkushtimin e tij shumëvjeçar në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, institucionit shembull të Republikës së Kosovës.

Gjenerallejtënant Kastrati po e përmbyll detyrën si komandant i FSK-së duke lënë pas vetes një institucion profesional, të gatshëm për të marrë përgjegjësitë që i takojnë në garantimin e sigurisë kombëtare, që ngërthen në vete vlerat dhe idealet e Republikës së Kosovës dhe aspiratën tonë për të qenë pjesë e infrastrukturës euroatlantike të sigurisë.