Jadon Sancho objektivi kryesor i Manchester United, Djajtë e Kuq janë gati të paguajnë 70 milionë për anglezin

E publikuar: 16/02/2019 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jadon Sancho është njëri nga futbollistët më të talentuar aktualisht në Evropë.

Ylli anglez ka shkëlqyer me fanellën e skuadrës së madhe gjermane Borussia Dortmund në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve.

Në 29 ndeshje zyrtare, Sancho ka arritur të shënoj tetë gola dhe të asistojë në 13 të tjerë.

Paraqitjet e mira kanë bërë që Sancho të bëhet objektivi kryesor i Manchester United në afatin kalimtar të verës.

Mediat angleze kanë raportuar se Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë 70 milionë euro për transferimin e 18-vjeçarit.

Jadon Sancho. (Foto: Jörg Schüler/Getty Images/Guliver)

Dortmund e kishte transferuar anglezin e talentuar dy vite më parë nga akademia e Manchester Cityt për një shumë rreth tetë milionë euro.

Por në rast se verdh e zinjtë pranojnë shitjen e tij, atëherë do të duhet që 15% të shumës të marrë Manchester City.

Lideri aktual i Bundesligas, po synon t’ia vazhdoj kontratën Sanchos për t’i vendosur një klauzolë të madhe largimi.

Në Gjermani mediat kanë raportuar se synimi i Dortmund është që t’i vënë klauzolë largimi prej 150 milionë euro Sanchos. /Telegrafi/