Jackson Martinez: Mezi pres të luaj me Atleticon

E publikuar: 27/06/2015 19:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka asnjë dyshim për të ardhmen e Jackason Martinez, bomberi kolumbian do të veshë fanellën e Atl. Madrid duke e pranuar edhe vetë se është shumë i karikuar dhe i lumtur që do të luajë me ekipin spanjoll dhe me një trajner të zotë si Simeone. Martinez që luajti në Kupën e Amerikës me Kolumbinë tha se do të pushojë disa ditë me familjen dhe më pas do të bashkohet me ekipin e ri që e konsideron si një sfidë të madhe për karrierën e tij. Martinez u ble nga Porto për 35 mln Euro nga “los colchoneros” të cilët dogjën konkurrencën e Milanit dhe Arsenalit.