Jabllanoviq: Deri në vdekje do të them “Kosovë e Metohi”

E publikuar: 23/09/2015 19:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

23 Shtator 2015 – 19:17

Subjekti politik më i rëndësishëm i minoriteteve, Lista Serbe, e që parashihej se do t’iu sillte probleme të mëdha institucioneve të Kosovës, tashmë është përçarë, raporton KTV.

Përfaqësuesit politikë të këtij subjekti janë ndarë në dy grupe, pavarësisht se këtë organizim politik e kishte sponsorizuar vetë qeveria e Serbisë.

Pas përçarjes, një numër i madh i përfaqësuesve serbë janë duke kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit të kësaj liste, Aleksandër Jabllanoviq. Megjithatë Jabllanoviq thotë se nuk e ka në plan të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Listës Serbe.

Pavarësisht se gjuha të cilën e përdori sa ishte në qeveri, e dërgoi deri në shkarkim, Jabllanovic thotë se Kosovës do t’i drejtohet si Kosovë e Metohi deri në vdekje.

Ditë më parë, Jabllanoviq u përmend si personi kryesor që do të mund të vendosej në krye të Asociacionit të Komunave Serbe, por vetë ai thotë se nuk ka rëndësi se kush do ta udhëheqë këtë asociacion.