Ja si u pa mocioni për mosbesimin e Qeverisë Kurti nga mediat botërore

26.03.2020 11:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ja si u pa mocioni për mosbesimin e Qeverisë Kurti nga mediat botërore

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti i iniciuar nga partneri i koalicionit LDK-ja, ka zënë vend të veçantë edhe në mediat prestigjioze ndërkombëtare, duke theksuar se kjo ndodhi në kohën kur vendi po ballafaqohet me krizën e pandemisë së coronavirusit.

BBC në një artikull të botuar me titullin “Mosmarrëveshjet për coronavirusin ndihmuan në rrëzimin e qeverisë”, thekson se qeveria ra pasi shumica e deputetëve votuan për. Tutje thuhet se e tëra ndodhi pas afro dy muajve qeverisje. Artikulli ka elaboruar atë se si do të tejkalohet kjo krizë politike, në kohën kur pandemia ka kapluar vendin dhe nuk ka gjasa që të mbahen zgjedhje të reja.

E përditshmja britanike The Guardian shkruan se “Qeveria e Kosovës ra nga mocioni i mosbesimit”, duke vënë theks të veçantë se si e tëra filloi me shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu nga ana e Albin Kurtit. Madje thuhet se pas një debati 12 orësh, deputetët votuan për rrëzimin e qeverisë me 82 pro, 32 kundër dhe një 1 abstenim.

Edhe New York Time i ka kushtuar një artikull situatës në Kosovë, në veçanti rrëzimit të qeverisë përmes mocionit të mosbesimit. Në artikullin me titull “Coronavirusi ndihmoi rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me ndihmë të vogël nga SHBA-të”, thuhet se kritikët besojnë se diplomacia amerikane gjithashtu ka luajtur rol në këtë çështje.

Madje thuhet në artikull se votimi është mbështetur paraprakisht nga Shtetet e Bashkuara, diplomatët e të cilit i bën shumë presion Albin Kurtit për shkak të këndvështrimit të tij rreth një marrëveshje paqeje në rajon.

Por rrëzimi i tij është dënuar nga Franca dhe Gjermania, të cilët përmes një deklaratë të përbashkët kritikuan rrëzimin e qeverisë në kohën e pandemisë, thuhet në artikullin e New York Times.

Sikurse shumë media tjera edhe Deutsche Welle i ka kushtuar një artikull situatës në Kosovë pas rrëzimit të qeverisë Kurti. Me titullin “Qeveria e Kosovës bie nga mocioni i mosbesimit për shkak të veprimeve ndaj coronavirusit”, DW thekson se Qeveria Kurti ka rënë pasi është kritikuar për mos ndërmarrjen e veprimeve të duhura për pandeminë e coronavirusit.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Zgjedhorja/ Arrihet dakordësia për administrimin e zgjedhjeve, komisionet siç kanë qenë…

Vrasje-vetëvrasje, Prindërit, fëmijët dhe macet e shtëpisë gjenden të vdekur

Vrasje-vetëvrasje, Prindërit, fëmijët dhe macet e shtëpisë gjenden të vdekur

Foto/ U infektuan me koronavirus, nëna me foshnjën mposhtin virusin

Foto/ U infektuan me koronavirus, nëna me foshnjën mposhtin virusin

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të premten, dy të shëruar

11 raste të reja me COVID-19 në Kosovë të premten, dy të shëruar

Haziri: Kurti tentoi të thotë se janë dy parti LDK, njëra në Kuvend e tjetra në lagjen Qafa

Haziri: Kurti tentoi të thotë se janë dy parti LDK, njëra në Kuvend e tjetra në lagjen Qafa

Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Dorëzohet Hoti ia delegon Thaçit përfaqësimin e Kosovës në negociata

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Mustafa i reagon Haskukës pas prishjes së koalicionit: I fitove zgjedhjet falë LDK’së, do të rrëzojmë nga pushteti

Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”

Hoti i shpreh Kosnettit “vendosmërinë për bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në”

Kosnetti pret që SHBA-ja të dalë më e fuqishme pas trazirave të fundit

Kosnetti pret që SHBA-ja të dalë më e fuqishme pas trazirave të fundit

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së

Një muaj paraburgim të dyshuarit që kërcënoi togerin serb të FSK-së

Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Mësimi në distancë nuk i realizoi objektivat

Kosova vendi më pro-amerikan në Ballkan, sipas Institutit amerikan

Kosova vendi më pro-amerikan në Ballkan, sipas Institutit amerikan

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Riatdhesohen 300 persona nga Turqia në Kosovë

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Dorëzohet kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

Maqedonia e Veriut: Virusi rrit papunësinë në mesin e të rinjve

‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…

‘Fake News’-i nga media italiane/ Rama: Plehrat i’u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës! Këta janë opozitarët që…