Ja si të ktheni videot e YouTube në imazhe GIF (Video)

E publikuar: 21/10/2015 12:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Facebook ka filluar të mbështesë imazhet në formatin GIF në rrjetet sociale. Tani, të gjithë përdoruesit e Facebook dhe administruesit e faqeve mund të postojnë imazhe në formatin GIF në murin e tyre.

Kompania Giphy ka lançuar së fundmi një mjet të ri për krijimin e imazheve në formatin GIF. Me mjetin e ri GIF Maker ju mund të ktheni videot në YouTube apo ato të ruajtura në kompjuter direkt në imazhe në formatin GIF. Mjafton vetëm të kopjoni linkun e videos në YouTube ose tërhiqeni atë direkt nga desktop. Më pas zgjidhni kohën kur doni të fillojë videoja dhe sa do të zgjasë. Ju mund të shtoni edhe një titull dhe ta vendosni tek imazhi GIF.

Këto imazhe mund t’i shpërndani në rrjetet sociale vetëm duke kopjuar URL-ën e fotos.