Ja si Rexhep Selimi kishte dashur të “vras” një ushtar britanik të KFOR-it

E publikuar: 01/03/2016 13:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rexhep Selimi ka kërcënuar me armë një ushtar në një pikë kontrolli të KFOR-it.

Kështu shkruan e përditshmja gjermane Der Spiegel, e datës 5 gusht të vitit 1999.

Gazeta e kësaj date shkruan se, Selimi konsiderohet si ministër i brendshëm i Qeverisë ilegale drejtuar nga lideri i UÇK-së Hashim Thaçi.

E përditshmja gjermane Der Spiegel, kishte bërë një artikull rreth gjendjes në Kosovë në vitin 1999.

Prishtinë- Rexhep Selimi ka pasur sjellje agresive, kur u ndalua në një pikë të kontrollit të KFOR-it në Prishtinë.

Ai nuk e kishte treguar as kartën e tij të identitetit, duke mos pranuar të çarmatoset.

Arma u zbulua, gjatë kontrollit të makinës në të cilën ishin tre burra të tjerë, tha zyrtari i KFOR-it.

Ushtarët britanik ia kthyen Selimit armën. Kështu, Oficeri britanik në Fushë Kosovë, tha se njeriu i UÇK-së e kishte kërcënuar me pistoletë.

Një zëdhënës i KFOR-it në Prishtinë, tha se Selimi kishte marrë një fishek, duke ua treguar ushtarëve dhe duke iu thënë “Ky është menduar për ju.”

Tutje, kjo gazetë shkruan se, pas një shkëmbim zjarri ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, ishin vrarë dy burra dhe një tjetër ishte qëlluar për vdekje në banesën e tij.

Një shqiptar ishte shtruar në spital nga plagët e marra nga dhe më pas kishte ndërruar jetë. Kështu i kishte thënë KFOR-it një mjek.

Të shtënat filluan, pasi shqiptarët sulmuan një autokolonë të serbëve me gurë në pjesën lindore të Kosovës në mëngjesin e asaj dite.

“Serbët u ndalën dhe qëlluan, duke vrarë një shqiptar. Shqiptarët ua kthyen duke vrarë një serb në supe dhe qafë,” tha KFOR-i. Der Spiegel online, 05.08.1999./BS/

Artikulli i plotë: http://www.spiegel.de/politik/ausland/kfor-innenminister-der-uck-festgenommen-a-34159.html