Ja si një grua e gris fletëvotimin në Prishtinë (Video)

E publikuar: 11/06/2017 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik në Prishtinë, një grua ka grisur fletëvotimin.

Ajo tha për Klan Kosovën se mbrëmë është kthyer vonë nga Amerika e për këtë arsye ka gabuar duke mos i ditur saktë numrat e asnjë partie.

Por, gruaja në fjalë mori një tjetër fletëvotim dhe e kreu obligimin e saj si qytetare e shtetit të Kosovës.