Ja si mendon gruaja jote që ti t’a pallosh

E publikuar: 04/06/2015 20:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndoshta meshkujt janë më të gatshëm ta thonë haptas se pëlqejnë seksin në grup apo marrëdhëniet në vende të pazakonta, por këto nuk janë fantazitë që shpesh sillen në kokat e tyre.

Këtë e thotë një studim i publikuar nga Journal of Medicine Seksual të kryer nga një grup i studiuesve ku janë përfshi 1516 subjekte të të dy gjinive.

Aty ishin ofruar një listë prej 55 fantazive të ndryshme seksuale, ku nga këto duhej të zgjidhje njëri nga to, transmeton Telegrafi.

Si zgjedhje e preferuar nga të dy gjinitë është parë seksi me emocion. Siç edhe pritej, në krye të listës ishin edhe në vende “të papritura” dhe romantike.

Një fakt interesant është se 65 për qind e grave pranuan haptazi se u pëlqen seksi ku ato u nënshtrohen krejtësisht burrave.

Rreth 52 për qind e grave “ndizen” në seksin e “dhunshëm”, 36 për qind e duan fshikullimin, dhe 28.9 për qind kanë qejf që partneri i tyre t’i “shtyj” drejt seksit.

Edhe më interesant është fakti se kryesisht të njëjta gjëra u pëlqejnë edhe meshkujve, duke shtuar “në listën e prioriteteve” edhe seksin oral dhe marrëdhëniet seksuale jashtëmartesore me disa gra në të njëjtën kohë.

Madje 50 për qind e grave pranuan se ata janë tërhequr për seks me burrat dominues, por se nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Ndryshe nga ato, kanë treguar se janë më të lirë në “tërheqjen e frenave” në përmbushjen e fantazive seksuale.