Ja si kanë votuar qytetarët e Çairit në referendumin për emrin e Maqedonisë

E publikuar: 30/09/2018 23:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 1 milion e 800 mijë votues në Maqedoni patën mundësinë që gjatë së dielës të vendosin për fatin e vendit.
Duke votuar për në referendumin për ndryshimin e emrit, ata përcaktoheshin për integrimet euroatlantike të vendit.

Në pyetjen “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke pranuar marrëveshjen mes Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë”, sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, kur janë numëruar 90.70 për qind të votave, 96.59 për qind të qytetarëve të Çairit kanë votuar ‘Për’ derisa 1.60 për qind ‘Kundër’.