Ja si e përkujton një ish-polic serb, betejën e Likoshanit

E publikuar: 04/03/2016 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Slavisha Matejiq (46) nga Sverligu i Serbisë, nga gazeta e Beogradi Blic përshkruhet si njëri nga pjesëtarët e parë të policisë serbe i cili në vitin 1998 kishte mbetur gjallë pas plagosjes nga pjesëtarë të UÇK-së duke pasur shtatë plumba në trup.

Natyrisht, gazeta e Beogradit luftëtarët e lirisë në Kosovë i quan terroristë, transmeton Koha.net e Matejiq thotë se më 28 shkurt, në fshatin Likoshan të Drenasit ka qenë i bërë shoshë nga plumbat.

“Më 28 shkurt 1998 në Likoshan u sulmuan katër policë, përkujton Matejiq dhe shton se ai me tre policë të tjerë janë nisur për t’i ndihmuar. Por, në hyrje të fshatit hasëm në pritë. Sulmuesit shtinë nga të gjitha anët dhe dy kolegët u vranë në vend ndërsa unë dhe një polic tjetër u plagosëm”, thotë dhe vazhdon: “Tre plumba më goditen në bark, u plagosa edhe në të dy këmbët, në duar. Fytyrën e kisha me gjak nga thyerja e xhamave. Sulmuesit erdhën te të vrarët dhe shtinë sërish në ta për t’u siguruar se janë të vdekur. Pastaj erdhën tek unë. U bëra i vdekur, por, thotë polici serb njëri më kapi për flokësh, shtiu me armë afër zemrës por zemra nuk u dëmtua. Menduan se më vranë. I dëgjova të thoshin në shqip: “E patën”.

Nuk e di çfarë do të kishte ndodhur sikur të mos vinte helikopteri me forcat speciale (ai i quan antiterroriste) thotë polici i cili tash është në pension invalidi. /Zëri/