Ja si e mohonte Zemaj hedhjen e gotës në Parlament (VIDEO)

E publikuar: 06/10/2015 20:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, që sot e pranoi në Info Magazine se ka gjuajtur një gotë në drejtim të deputetëve të opozitës në atë që tashmë njihet si Seanca e Vezëve, po në Info Magazine dikur kishte mohuar një gjë të tillë, duke e quajtur inskenim të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky është paragjykim dhe këto janë inskenime të këtyre (Vetëvendosjes)”, kishte thënë Zemaj, njofton Klan Kosova.

“Nuk është mirë nëse nuk keni argumente”, i kishte thënë Zemaj, deputetes Albulena Haxhiu, kur kjo e fundit e akuzonte jo Zemajn, por Naser Osmanin për hedhjen e gotës në drejtim të opozitës.