Ja sesi të shkarkoni përditësimin më të fundit të Windows 10-ës

E publikuar: 03/05/2018 01:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Microsoft lançoi zyrtarisht të Hënën Përditësimin Madhor të Windows 10-ës dhe tashmë është gati të shkarkohet.

Pas disa muajsh testime, përditësimi do të dërgohet përmes Windows Update dhe ata që nuk duan të presin gjatë, mund ta shkarkojnë nga ky moment.

Në të kaluarën Microsoft lançonte përditësimin në faza dhe e para pritet të fillojë më 9 Maj.

Përditësimi i Prillit të Windows 10-ës sjell disa veçori. “Timeline” është risi më e madhe ku mund të shkoni se çfarë aplikacionesh janë në përdorim por edhe ata që janë përdorur 30 ditët e fundit.

Funksionalitete të shumta kanë mbërritur edhe për shfletuesin Microsoft Edge.

Ja sesi të shkarkoni so përditësimin:

  • Shkarkoni Update Assistant nga Microsoft
  • Lançoni Windows10Upgrade.exe
  • Klikoni Update Now
  • Nëse kompjuteri apo pajisja juaj përshtatet me përditësimin shkarkimi do të fillojë në moment

Nëse dëshironi të shkarkoni një ISO për instalim të pastër atëherë shkarkoni Media Creation Tool. /PCWorld Albanian