Ja sesi të shkarkoni Përditësimin e Vjeshtës së Krijuesve në Windows 10

E publikuar: 19/10/2017 09:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përditësimi i Krijuesve i Vjeshtës në Windows 10 debutoi ditën e djeshme duke sjellur risitë më fundit.

Por kjo nuk do të thotë se keni për të marrë përditësimin menjëherë. Microsoft dërgon përditësimet madhor në disa faza.

Megjithatë ju ende mund ta shkarkoni Përditësimin e Dytë të Krijuesve që nga ky moment nëse nuk doni të prisni gjatë.

Microsoft dërgon përditësimet madhore vetëm kur sigurohet se përdoruesit nuk dhe kompjuteri i tij nuk do të përfshihen nga telashe teknike.

Madje kompania nuk inkurajon përdorimin e kësaj teknike që po tregojmë për ju. Dhe për këtë ju sugjerojmë të ruani të dhënat tuaja përpara se të realizoni ndonjë lëvizje.

Ja sesi të shkarkoni Përditësimin e Krijuesve

Përpara se të kërkoni përditësimin me forcë sigurohuni se ende nuk ka mbërritur tek ju. Hapni menunë start dhe shfletoni sipas kësaj kronologjie Settings > Updates & Security > Windows Update.

Statusi në krye do ju tregojë kur është bërë kontrolli i fundit i përditësimeve. Klikoni Check for Updates për tu siguruar nëse ende nuk ka mbërritur.

Nëse jo, atëherë mund ta bëni me forcë duke përdorur faqen e shkarkimit të Windows 10-ës ofruar nga Microsoft.

Thjeshtë klikoni butonin Update Now. Asistenti i Përditësimeve në Windows 10 do të skanojë kompjuterin tuaj dhe të fillojë procesin e kalimit në ndërtimin më të fundit. Mos harroni, ruani një kopje të të dhënave tuaja. /PCWorld Albanian