Ja sesi të realizoni “screenshot” nga shfletuesi Firefox

E publikuar: 15/09/2017 06:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ekzistojnë disa mënyra për të realizuar screenshot në kompjuterin tuaj, por shfletuesi Firefox ofron një mënyrë më vehte.

Duke aktivizuar një funksionalitet i cili është i disponueshëm në versionin beta të shfletuesit, përdoruesit mund të realizojnë dhe shpërndajnë pamjet e ekranit brenda shfletuesit me një buton të vetëm.

Funksionaliteti është i dobishëm sidomos në rastet kur doni të shpërndani pamje të ekranit online.

Ja sesi të aktivizoni opsionin Screenshots në Firefox

Ndiqni këto hapa:

  1. Sigurohuni se keni instaluar versionin e fundit të Firefox
  2. Në fushën e adresës shkruani about:config
  3. Do të shikoni një mesazh paralajmërues. Klikoni “I Accept the Risks.”
  4. Kërkoi për: screenshots.system-disabled
  5. Zakonisht ky opsio ka një vlerë “True”. Me një dopjo klik shndërrojeni në “false.”
  6. Një buton i ri do të shfaqet ngjitur me shiritin e adresës

Ja sesi të realizoni një screenshot në Firefox

Ekzistojnë dy mënyra për të realizuar një screenshot në Firefox:

  1. Pasi të klikoni butonin e ri screenshot, klikoni kudo në shfletues dhe përzgjidhni hapësirën që doni të shndërroni në imazh
  2. Gjithashtu duke mbajtur mausin mbi një faqe, do tu tregojë hapësirat që mund të kapni me një klikim

Sapo të keni realizuar screenshot mund të vendosni nëse doni ta ruani në kompjuter apo online. Nëse e ruani online imazhi do të jetë i disponueshëm për 14 ditë. /PCWorld Albanian