Ja sesi të ndiqni live prezantimin e iPhone 8

E publikuar: 14/09/2017 02:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple mban sot aktivitetin e shumëpritur në teatrin e ri Steve në Kampusin e Apple dhe kompania pritet të prezantojë modelet e reja të iPhone, një orë të re inteligjente dhe një televizor Apple.

Aktiviteti fillon në 19:00 me orën tonë lokale dhe kompania do e transmetojë atë live. Shtatori gjithnjë është mbajtur mend si muaji kur mbërrin iPhone i ri.

Këtë herë do të jetë ndryshe sepse kompania nuk do të prezantojë dy modele por tret të tillë. Krahas iPhone 8 dhe 8 Plus pritet debutimi i një iPhone X.

Spekulimet kanë qenë të shumta por detajet janë të paqarta. Sa i përket Apple Watch pritet debutimi i një modeli me LTE ndërsa televizori do të jetë më i fuqishëm.

Aktiviteti do të transmetohet nga uebsajti i Apple po funksionon vetëm në Safari dhe Microsoft Edge.

Ja sesi të shikoni live aktivitetin e Apple:

  • Safari në Mac ose iOS
  • Microsoft Edge në Windows 10
  • Apple TV me aplikacionin Apple Events

Sigurisht informacionet më të fundit do të mund ti merrni edhe nga blogu live i PCWorld Albanian. Aktiviteti fillon në ora 19:00. /PCWorld Albanian