Ja sesi të ndiqni live aktivitetin e prezantimit të modeleve të reja iPad dhe Mac

E publikuar: 31/10/2018 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple sot mban aktivitetin e dytë në dy muaj dhe kompania pritet të prezantojë një iPad Pro të ri dhe si dhe të përditësojë kompjuterët Mac.


Aktiviteti fillon në orën 15:00 dhe mund ta ndiqni live.

Dy variante të iPad Pro priten me ekrane 10.5-inç dhe 12.9-inç. Sipas spekulimeve gjenerata e re e tabletëve do të jetë ndryshe nga paraardhësit.


Tableti do të ketë skaje harkuara, ekran ma kornizë dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës Face ID.

Lapsi Stylus gjithashtu do të rifreskohet.

Lajme priten edhe për karikuesin wireless AirPower i cili ka kaluar një vit nga prezantimi.

Aktivitetin mund ta ndiqni në këtë lidhje nga:

  • iOS: Safari
  • Mac: Safari, Chrome dhe Firefox
  • Windows: Chrome, Firefox dhe Edge
  • Apple TV /PCWorld Albanian