Ja sesi të kufizoni bandwidth-in e Windows Update në Widows 10

E publikuar: 16/11/2017 18:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aplikacionet në sfond shquhen për konsumin e lartë të bandwidth-it në telefon, laptop e Windows 10-ta nuk është një përjashtim gjithashtu.

Por ekzistojnë edhe një mori mjetesh për të kufizuar përdorimin e bandwidth-it në Windows edhe për përditësimet e sistemit operativ.

Kur flitet për kontrollin e bandwidth-it për përditësimet e Windows, Microsoft ofron akses të plotë.

Për të kufizuar bandwidthin në Windows 10 thjeshtë ndiqni hapat mëposhtë:

  1. Vizitoni Settings > Update & Security > Windows Update
  2. Klikoni Advanced Options në fund të ekranit
  3. Në dritaren që hapet klikoni Delivery Optimization
  4. Në dritaren e re klikoni Advanced Options
  5. Nën opsionin Download Settings klikoni kutinë për kufizimin e bandwidth-it dhe përcaktoni sasinë që doni të shfrytëzoni duke lëvizur sliderin.

Nëse jeni në një lidhje me internet të kufizuar, kjo është ajo që keni nevojë për tu siguruar se përditësime te aplikacioneve dhe sistemit operativ nuk kanë për të shteruar pakon tuaj. /PCWorld Albanian