Ja sesi të fshini të gjitha cicërimat tuaja

E publikuar: 10/11/2017 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I keni dëgjuar historitë horror kur një grua humbiste vendin e punës sepse kishte postuar diçka një dekadë më parë. Apo burri i cili u poshtërua sepse publikoi një cicërimë e cila mund të interpretohej gabimisht nga kushdo.

Realiteti është me personalitetet tona në median sociale janë një zgjatim i personalitetit tonë real.

Ka roje pafund që kontrollojnë identitetin online e lista vazhdon. Nëse jeni penduar për diçka që keni publikuar më parë, ju mund ta fshini lehtësisht pa marrë masa drastike si mbyllja e llogarisë.

Ja sesi të fshini të gjitha cicërimat

Twitter në të vërtetë nuk ofron një mënyrë për fshirjen e të gjitha cicërimave. Në fund të fundit heqja e përmbajtjeve nga rrjeti social nuk është në interesin e kompanisë.

Në vend të saj do të përdorim një mjet nga një palë e tretë. Quhet TweetDelete dhe mund të fshijë automatikisht deri në 3,200 cicërima njëherazi.

Ndiqni hapat sesi të përdorni Tweet Delete:

  • Vizitoni faqen TweetDelete
  • Klikoni Sign in with Twitter dhe autorizoni aplikacionin
  • Klikoni kutinë Delete All my existing Tweets before activating this schedule
  • Klikoni kutinë Post to my feed to let my friends know i activated TweetDelete dhe Follow @Tweet_Delete for future updates
  • Klikoni Activate TweetDelete
  • Sapo procesi të komplotohet hapni llogarinë në Twitter shkoni në Settings and Privacy – Apps dhe revokoni aksesin e TweetDelete. /PCWorld Albanian