Ja se si diktatorët i bëjnë filmat: Rrëmbe yllin, rrihe regjisorin, vrite aktorin! (Video)

09.04.2015 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ja se si diktatorët i bëjnë filmat: Rrëmbe yllin, rrihe regjisorin, vrite aktorin! (Video)

Sikur Koreja e Veriut nuk do të ishte kjo që është, ajo që do të lexoni do të tingëllonte si film komik.
Populli tërësisht i izoluar që besonte se lideri i tyre i dashur Kim Jong-Li (që vdiq më 2011) udhëhoqi betejën i hipur në njëbrirësh, nuk ishte në dijeni se çfarë skenari po zhvillohej para syve të tyre.

Në fakt, ndonëse Kimi ua ndalonte banorëve gjërat elementare, e sidomos produktet e Perëndimit, ai kishte një sekret: i adhuronte filmat.

Mbase Kim nuk ka ditur të dallojë Elizabeth Taylorin nga Sylvester Stallonen, por dëshira e madhe e tij ishte të krijonte një industri të fuqishme të filmit. Hapi i parë ishte hapja e qendrës Qendror për shpërndarjen e filmave, nëpërmjet të cilit merrte skenarë nga jashtë që i përziente fshehurazi me ata vendorë.

Ai e donte personazhin James Bond, filmin horror “E premtja 13”, e edhe produksionin japonez.

Filmat që dilnin nga “fabrika e ëndrrave” e Kimit është dashur të bëhen sipas rregullave strikte, kështu që nuk është çudi që nga kuadrat “zhdukeshin” papritmas aktorët që ai mendonte se nuk janë të denjë për detyrën.

Interesante, në kohë kur George Lucas bënte “Star Wars”, Kim thuhet se kishte bërë një plan që ta rrëmbente e që ta realizonte qëllimin e tij. Megjithatë, Lucas nuk u rrëmbye, por këtë e bëri me çiftin Shin Sang-ok (regjisor) dhe Choi Eun-hee (aktore), që për pesë vite janë mbajtur pengë, ndërsa tentimi për ikje ishte e kotë.

E si u rrëmbyen?

Në kohë të krizës financiare, atyre ju vjen një agjent që thotë se merret me filma në Hong Kong (atëherë territor britanik). Këtë ofertë e pranoi fillimisht Choi, e pastaj edhe ish burri i saj.

“Faleminderit që erdhët Zonja Choi. Jeni lodhur nga rruga. Mirësevini. Unë jam Kim Jong-Il”, është takimi i parë në Korenë e Veriut.

Meqë policët në Korenë e Jugut dyshonin se Shin kishte lidhje me zhdukjen e ish gruas, ai zgjodhi rrugën e njëjtë si ajo për Hong Kong, duke menduar se është angazhuar atje në ndonjë projekt. Kështu, edhe ai përfundoi në Korenë e Veriut.

Çiftit të ndarë ju ofruan kushte të mira, por edhe mbaheshin të izoluar dhe dënoheshin kur nuk u përmbaheshin rregullave të përcaktuara nga lideri.

Ata të dy bën shtatë filma në këtë shtet. Për çfarëdo efekti, Kimi ju ofronte gjëra reale: dinamit dhe të shkatërrojnë çka të duan.

Filmi “Pulgasari” është një nga më të këqijtë të bërë nga Shin, por Kimi e donte. Kështu, për ta shëruar egon lejoi çiftin që të shkojnë në Austrinë neutral që të bëjnë dhe eksportojnë filmat e Koresë së Veriut në botë. Ai i këshilloi që atje të thonë se “gjetën lirinë e të shprehurit” tek ai.

Kimit i pëlqente aq shumë mënyra e jetesës perëndimore sa që, pavarësisht nga varfëria e madhe që mbizotëronte në vend, organizonte gosti të shumta dhe orgji, mblidhte motorë dhe pinte konjakun më të shtrenjtë, ndërsa të gjitha këto nga kreditë që merrte nga Rusia dhe Pekin.

Nën ndikimin e Perëndimit i tha regjisorit të sipërpërmendur që të bënte një film propagande jashtë vendit.

Kështu, të rrëmbyerit ia dolën të shkojnë në Australi, e të kërkojnë menjëherë azil në Ambasadën amerikane.

Kimi u dëshpërua nga ikja e tyre, sepse filmat tjerë të Shinit kishin bërë famë jashtë vendit, pra ishin edhe mjet propagande për të.

Play

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të pavarësisë së Kosovës

Dizajnerja Arbresha Hoxha hap ekspozitë në Stokholm për nder të pavarësisë së Kosovës

Filigrani përtej Artizanatit

Filigrani përtej Artizanatit

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin NË MES

Samir Karahoda dërgon Kosovën në Berlinale me filmin NË MES

Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

Teatri me strategji të re marketingu synon rikthimin e publikut

Kampanja ‘Kino për qytetin’ kalon pragun fillestar prej 35% për fitimin e fondeve!

Kampanja ‘Kino për qytetin’ kalon pragun fillestar prej 35% për fitimin e fondeve!

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Aktori Kushtrim Hoxha, më i miri i Festivalit të Filmit të Bosforit

Teatri i Gjilanit me shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për Halloween

Teatri i Gjilanit me shfaqje dhe performancë të jashtëzakonshme për Halloween

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

Filmat kosovarë dëshmojnë për vlerat dhe talentin që kanë artistët nga Kosova

May-Linda Kosumoviç merr titullin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

May-Linda Kosumoviç merr titullin ‘Aktorja më e mirë’ në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit në Tetovë

Vdes rapsodi Hashim Shala

Vdes rapsodi Hashim Shala

Valmir Tertini, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë

Valmir Tertini, regjisori më i mirë në festivalin e Indisë

Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

Konkurrencë e miqësi në “PriFest”

Në mbrojtje të Teatrit, flet Ndrenika: Jemi përbuzur, vetëm Erdogani i bën këto punë

Në mbrojtje të Teatrit, flet Ndrenika: Jemi përbuzur, vetëm Erdogani i bën këto punë

Serialet që nuk duhet të lini pa parë (Kujdes! Nuk ka seriale turke)

Serialet që nuk duhet të lini pa parë (Kujdes! Nuk ka seriale turke)

Arben Zharku pjesë e jurisë në festivalin e Rotterdamit

Arben Zharku pjesë e jurisë në festivalin e Rotterdamit