Ja sa vite do ta mbikëqyrë drejtësia Latif Gashin

E publikuar: 27/10/2016 17:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

(I plotëseuar) Ish-deputeti i PDK-së, Latif Gashi është lirar nga burgu i Smrekonicës në bazë të vendimit të Panelit për Lirim me Kusht.
Lajmin për “Arbresh.info” e ka konfirmuar zëdhënësja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Aishe Qorraj.

“Në bazë të aktvendimit të Panelit për lirim me kusht PLK. D. nr. 116/16 të datës 26.10.2016, i dënuari Latif GASHI është liruar nga Qendra korrektuese në Smrekonicë me 27 tetor 2016 në ora 16:00”, ka pohuar ajo.

Sipas saj, në bazë aktvendimit të Panelit për lirim me kusht i dënuari Latif GASHI do të jetë nën mbikëqyrjen të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri me datën 14 Janar 2018.
Më 7 nëntor 2015 Gjykata e Apelit pati konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore për “Grupin e Llapit”, ku Latif Gashi ishte dënuar me vendim unik prej 6 vjet burgim.

……..

Para pak minutash është liruar nga burgu ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Latif Gashi, raportojnë mediat.

Ndërkohë që Gazeta Express ka provuar të flasë me Mexhid Sylën avokatin e Gashit, por ky i fundit nuk ka qenë në dispozicion.

Gashi u shpall fajtor për krime lufte kundër popullsisë civile bashkë me “Grupin e Drenicës”, dhe vendimi i konfirmua nga Apeli. Gashi ka dhënë dorëheqje edhe nga mandati i deputetit.

Paneli për lirim me kusht pran Këshillit Gjyqësor të Kosovës, sot ka marrë vendim për lirimin me kusht të Latif Gashit, pasi që i njëjti ka vuajtur 9 muaj e dy javë më tepër se 2/3 e dënimit të shqiptuar.

Gashi ishte dënuar me 6 vjet burg, ka mbajtur paraburgim 4 vjet e dy muaj dhe së fundi 7 muaj e dy javë burg, gjithsej ka mbajtur 4 vjet e 9 muaj e 12 ditë burg.

Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale e parasheh lirimin me kusht për veprat penale qe Gashi ishte dënuar posa i dënuari të vuan 2/3 e dënimit, qe i bie se Gashi ka mbajtur mbi 9 muaj më tepër se 2/3 e dënimit.